| Chapter 21 |
1 |
Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.
|
2 |
Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.
|
3 |
Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.
|
4 |
Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.
|
5 |
Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.
|
6 |
Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.
|
7 |
Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.
|
8 |
Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.
|
9 |
Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
|
10 |
Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
|
11 |
Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.
|
12 |
I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.
|
13 |
Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.
|
14 |
Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.
|
15 |
Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
|
16 |
Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.
|
17 |
Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.
|
18 |
I pabesi do t`i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.
|
19 |
Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.
|
20 |
Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.
|
21 |
Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.
|
22 |
I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.
|
23 |
Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.
|
24 |
Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.
|
25 |
Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.
|
26 |
Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.
|
27 |
Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.
|
28 |
Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.
|
29 |
I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.
|
30 |
Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.
|
31 |
Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.
|